Juventusi ka nisur të shqyrtojë mundësinë për të afruar sulmuesin e Monacos, Folarin Balogun, të cilin e konsideron një alternativë për forcimin e repartit të sulmit.
Oferta e Juventusit për Balogun
Sipas raportimeve të mediave italiane, klubi torinez i ka propozuar Monacos një marrëveshje shkëmbimi, ku në drejtim të skuadrës franceze do të transferohej Edon Zhegrova.
Për ta bërë më tërheqëse ofertën, Juventusi pritet të përfshijë edhe një shumë parash, përveç kartonit të Zhegrovës.
Një marrëveshje e tillë mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit, veçanërisht pasi Balogun ka paralajmëruar se do të largohet nga Monaco në përfundim të sezonit aktual.
Situata e Zhegrovës te Juventusi
Edon Zhegrova nuk duket se bën pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti te Juventusi, pasi gjatë këtij sezoni nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar.
Futbollisti ka zhvilluar nëntë paraqitje në Serie A, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë po aq asistime. Kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri në verën e vitit 2030.
Burimi: www.albeu.com









