Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, drejtuesit të Krimeve në Vlorë, është sjellë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Ai humbi jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi një ditë më parë në autostradën Fier–Vlorë.
Aksidenti pranë Novoselës
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, pranë Novoselës, kur automjeti “Toyota” me të cilin udhëtonte efektivi u përplas me një skrep në lëvizje.
Homazhet në kujtim të Lulajt zhvillohen sot, nga ora 11:00 deri në 12:00. Në ceremoni pritet të marrin pjesë familjarë, të afërm dhe kolegë. Mes të pranishmëve në Drejtorinë e Policisë Fier është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili është bashkuar në nderimin e tij.
Karriera në Policinë e Shtetit
Lulaj kishte shërbyer për një kohë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe kishte ushtruar disa funksione drejtuese në qarqe të ndryshme. Në karrierën e tij kishte qenë edhe shef i Antidrogës.
Ai lë pas tre fëmijë, ndërsa familjarët, miqtë dhe kolegët po përballen me humbjen e rëndë. Pas homazheve, trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e qytetit.
Burimi: www.albeu.com










