Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Kosova dhe Irlanda për vendin e dytë në shortin e Euro 2028

Kosova dhe Irlanda për vendin e dytë në shortin e Euro 2028
Foto: albeu.com

Pozicionimi i pothuajse të gjitha kombëtareve që do të marrin pjesë në short-in e kualifikimeve për Euro 2028 është përcaktuar.

Ende mbetet të vendoset vetëm një përfaqësuese për vazon e dytë dhe të tretë. Përgjigjen do ta japë ndeshja e Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Kosovës.

Dy ekipet do të përballen sonte në orën 20:45 në Dublin, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, me synimin për të siguruar vendin në vazon e dytë.

Kosova renditet e dyta në grup me 6 pikë, një më shumë se Irlanda. Përfaqësueses së Kosovës i mjafton një barazim për ta ruajtur këtë pozicion, i cili do ta dërgonte atë në vazon e dytë të short-it për kualifikimet e “Euro 2028”.

Përveç kësaj, vendi i dytë në grup i garanton Kosovës pjesëmarrjen në playoff-in për ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve. Ndërkohë, pozita e tretë do të nënkuptonte qëndrimin në Ligën B dhe kalimin në vazon e tretë të short-it kualifikues.

“Dardanëve” nuk u përshtatet vetëm humbja ndaj Irlandës. Fitorja ose barazimi do t’u sigurojnë vendin e dytë në grup, bashkë me playoff-in për promovim në Ligën A dhe pozicionimin në vazon e dytë për short-in që hidhet muajin tjetër.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha