Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Më shumë se Olise dhe Yamal: 46 penelatat e mesfushorit italian

Më shumë se Olise dhe Yamal: 46 penelatat e mesfushorit italian
Foto: telesport.al

Mesfushori i Frosinones po lë pas emra të mëdhenj të futbollit evropian për nga performanca individuale. Sipas të dhënave të “Opta”, Giacomo Calò është lojtari që ka krijuar më shumë raste për gol në pesë ligat kryesore evropiane në sezonin 2026/27. Mesfushori organizator i Frosinones kryeson renditjen me 46 raste të krijuara, përpara disa yjeve të futbollit evropian:

  • 46 – Giacomo Calò
  • 42 – Arda Güler
  • 41 – Lamine Yamal
  • 36 – Michael Olise
  • 36 – Iñigo Vicente

Një fillim që askush nuk e priste

Në një intervistë, Calò shpjegoi arsyet e këtij fillimi mbresëlënës: “Nuk e prisja një nisje kaq të rëndësishme, as nga ana ime, as nga e gjithë skuadra. Kemi krijuar një marrëdhënie fantastike. Jemi të vetëdijshëm për mënyrën si punojmë dhe kërkesat e trajnerit.

Stili i lojës dhe kërkesat e trajnerit

Është një futboll i guximshëm, me markim një kundër një dhe shumë lëvizje taktike. Alvin më mori që ditën e parë të grumbullimit sezonin e kaluar dhe më shpjegoi çfarë kërkonte nga unë. Tani e kuptoj pse skuadrat e tij kanë qenë gjithmonë të vështira për t’u përballuar”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha