Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, Mbretëri e Bashkuar, pjesëtari i FSK-së, Bali Hoxha, u shpall i pafajshëm.
Seanca gjyqësore
Gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij. Gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.
Ministria e Mbrojtjes rithekson përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.
Akuzat dhe ngjarja
I 28-vjeçari, nga Kampi West Tofts në Thetford, Norfolk, në Angli, akuzohej për përdhunim dhe për dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, ndërsa po ndihmonte në trajnimin e personelit të ushtrisë ukrainase. Hoxha i mohoi akuzat.
Sulmi i dyshuar thuhet se ndodhi përgjatë një shtegu këmbësorësh midis Rrugës Prince of Wales dhe Parkut Tregtar Riverside, rreth orës 23:30 të datës 17 shtator.
Burimi: euronews.al










