Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy protestuesve të arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama pritet të zhvillohet në Gjykatën e Durrësit.
Albi Dema dhe Edison Likaj u arrestuan nga Policia të shtunën, pasi dyshohet se morën pjesë në protestën në zonën e Manzës, ku u hodhën vezë dhe sende të forta drejt automjeteve të eskortës së kryeministrit.
Ndërkohë, pranë ambienteve të gjykatës kanë mbërritur edhe mbështetës të dy protestuesve, në pritje të vendimit për masën e sigurisë.
Ngjarja u regjistrua më 14 nëntor, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, ku një grup protestuesish tentoi të bllokonte rrugën dhe qëlloi me vezë e sende të forta drejt automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.
Burimi: top-channel.tv










