Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës, Dado e lidh me Asamblenë e PS

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës, Dado e lidh me Asamblenë e PS
Foto: shqiptarja.com

Pasi Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore në ngarkim të tij në GJKKO, për shkak të pamundësisë shëndetësore për të marrë pjesë në sallën e gjyqit, trupi gjykues deklaroi se pretendimi i kryebashkiakut për pamundësi për të ardhur në seancë nuk provohet nga mbrojtja e tij.

Qëndrimi i prokurorit

Prokurori Ols Dado pranoi problemet me gjendjen shëndetësore të Veliajt, por sipas tij, ai nuk është në gjendje që t’i pamundësohet ardhja në gjyq.

Ai solli në vëmendje edhe kërkesën e kryebashkiakut ndaj SPAK për t’i lejuar pjesëmarrjen në Asamblenë e Partisë Socialiste.

“Informacioni i sjell nga Spitali Memorial i Fierit dhe mjeku turk, paraqet situatën e Veliajt, që nuk ka gjendje emergjente. Avokati sjell informacione të njëanshme. DPB ka zbatuar korrekt procedurat dhe ndjekur strikt rregulloren. Di që ka patur komunikim mes mbrojtjes dhe burgjeve. Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha mes të tjerash Ols Dado gjatë seancës.

Përgjigja e mbrojtjes

Ndërkohë avokati Plarent Ndreca iu përgjigj duke thënë se kërkesa për t’u bashkuar me Asamblenë e PS ka pasur alternativa, ose pjesëmarrje fizike, ose lidhje me videokonferencë.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha