Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kumbaro: Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe nga 2027

Kumbaro: Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe nga 2027
Foto: tirananews.al

Me buxhetin e ri, Ministria e Arsimit parashikon që çdo fëmijë me aftësi ndryshe të ketë një mësues ndihmës. Këtë e bëri të ditur ministrja Mirela Kumbaro gjatë një takimi me prindër, ku u diskutua për sfidat e përditshme në shkolla dhe përmirësimin e shërbimeve mbështetëse.

Mbështetja individuale për çdo nxënës

Sipas Kumbaros, synimi është që nga raporti i mëparshëm prej një mësuesi ndihmës për katër fëmijë dhe më pas për dy, të kalohet në mbështetje individuale për çdo nxënës me aftësi ndryshe.

“Besoj se arsimi gjithëpërfshirës nuk ndërtohet vetëm përmes politikave dhe udhëzimeve, por mbi të gjitha përmes dëgjimit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me prindërit, të cilët janë sot edhe shumë të informuar mbi sfidat e përbashkëta. Çdo fëmijë ka të drejtën të mësojë, të zhvillohet dhe të ndihet i pranuar. Me buxhetin e ri, do të kemi një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe!”, tha Kumbaro.

Roli i mësuesit ndihmës dhe bashkëpunimi me familjet

Më tej Kumbaro e vuri theksin tek përmirësimi i mbështetjes individuale, forcimi i rolit të mësuesit ndihmës dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me familjet si elemente kyçe për ndërtimin e një sistemi arsimor ku asnjë fëmijë nuk lihet pas.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha