Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Planet që mbetëm pa i bërë, DJ Dagz shpreson t’i vazhdojë me të atin në botën tjetër

Planet që mbetëm pa i bërë, DJ Dagz shpreson t’i vazhdojë me të atin në botën tjetër
Foto: privebruto.com

Një ditë pas humbjes së babait të tij, DJ Dagz ka shprehur reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë dhimbjen për largimin e personit më të rëndësishëm në jetën e tij.

Bashkë me një fotografi të të atit, Dagz ka botuar një mesazh mjaft prekës, me të cilin ka kujtuar gjithçka që babai i tij i mësoi dhe i dha gjatë jetës.

Reagimi i DJ Dagz për humbjen e babait

“Babë na le, po na le me faqe të bardhë”, ka shkruar Dagz në fillim të dedikimit, duke shprehur krenarinë për njeriun që e kishte baba dhe për vlerat që ai la pas.

Ai e përshkroi të atin si një njeri të dashur dhe pozitiv për të gjithë, duke theksuar se veprat e tij të mira dhe fjalët që njerëzit kanë thënë për të po e lehtësojnë sadopak dhimbjen e humbjes.

Ndër të tjera, Dagz u shpreh i bindur se shpirti i babait të tij tashmë po pushon në paqe, ndërsa shprehu shpresën që një ditë të takohen sërish në botën tjetër për të vazhduar planet që mbetën pa realizuar.

Në fund të reagimit, ai falënderoi familjarët dhe miqtë që i qëndruan pranë familjes në ditët më të vështira, duke u uruar atyre shëndet dhe ditë të mira.

Një dedikim i ndjerë, përmes të cilit DJ Dagz ka shprehur edhe një herë dashurinë, respektin dhe krenarinë për të atin. /Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha