Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

DJ Dagz përballë sprovës më të rëndë, babai i tij në luftë për jetën

DJ Dagz përballë sprovës më të rëndë, babai i tij në luftë për jetën

DJ Dagz po përjeton një situatë të vështirë në familje. Artisti ka njoftuar se babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej tre ditësh është i intubuar në spital, ndërsa familja shpreson që ai ta kalojë këtë betejë për jetën.

Përmes një mesazhi prekës të publikuar në Instagram, DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit emocionet dhe dilemat që po përjeton në këto momente të vështira, kur përballet me një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij personale.

Mbështetja e babait gjatë karrierës

Gjatë 17 viteve në muzikë, artisti tregon se ka kaluar sfida të shumta, por mbështetja e babait ka qenë gjithmonë një nga shtyllat e tij më të forta. Sipas tij, i ati e ka inkurajuar vazhdimisht të vazhdojë rrugën e zgjedhur dhe të mos heqë dorë nga ajo që e bën të lumtur.

Situata bëhet edhe më e vështirë për Dagz, pasi sonte ka një event muzikor në program, në të cilin, për shkak të gjendjes së të atit, nuk ka dëshirë të jetë i pranishëm.

Megjithatë, kujtimi i fjalëve që babai i ka thënë ndër vite duket se po e ndihmon të përballet me këtë dilemë.

“Diçka brenda meje po më thotë: ‘Shko, djali jem, se kjo të bën të lumtur’”, ka shkruar ai, duke sjellë në vëmendje mbështetjen që ka marrë gjithmonë prej të atit për pasionin e tij.

Fjalët kushtuar babait

Në fund të rrëfimit, DJ Dagz i ka kushtuar babait disa fjalë që pasqyrojnë dhimbjen, dashurinë dhe shpresën për ta parë sërish pranë familjes.

“Unë jam i fortë, babë, ashtu siç ti ke pasur qejf të jem. Tash është koha që edhe ti të jesh i fortë e të kthehesh shumë shpejt prapë me neve”, ka përfunduar artisti.

Një mesazh që tregon se, përtej skenës dhe muzikës, në këto momente e gjithë vëmendja e DJ Dagz është te babai i tij dhe shpresa për një përmirësim të gjendjes shëndetësore.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha