Reperi i mirënjohur Mozzik ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment të ngrohtë pranë djalit të tij, Ozit.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, artisti ka treguar një çast të veçantë familjar, ku shihet duke puthur këmbën e vogël të djalit të tij.
Fotografinë ai e ka shoqëruar me dy emoji, duart e bashkuara në shenjë mirënjohjeje dhe një zemër të kuqe.
Mozzik dhe babai i ri
Kujtojmë se pak kohë më parë, pas ardhjes në jetë të vogëlushit, ishte partnerja e tij, Lotina, ajo që publikoi fotografinë e parë të reperit me të birin, ku shihej Mozzik duke e mbajtur në krahë.
Ndërsa këtë herë vetë artisti ka ndarë një tjetër pamje nga jeta e tij si baba, duke u dhuruar ndjekësve një moment të ëmbël nga ky kapitull i ri në jetën e tij. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










