Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Balla i bën thirrje opozitës të marrë pjesë në konsultimet për zgjedhjet vendore

Balla i bën thirrje opozitës të marrë pjesë në konsultimet për zgjedhjet vendore
Foto: abcnews.al

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas takimit konsultativ me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të 2027, deklaroi se Partia Socialiste u bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Taulant Balla mbi bojkotin e zgjedhjeve

Balla theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk përbën zgjidhje, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë aktorëve politikë në procesin zgjedhor.

“Partia Socialiste i bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në Zgjedhjet Vendore 2027. Bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje!”, u shpreh Balla.

Propozimet për datën e zgjedhjeve vendore

ABC News mëson se PSD ka propozuar datën 9 maj 2027, sot te Presidenti, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, ndërkohë që PS mbetet e hapur për çdo datë nga 15 prilli me 15 maj, me përjashtim të datës 2 maj, që përkon me një festë fetare./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha