Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Sulltanesha Kosem dhe Sulltan Ahmeti ribashkohen në një film të ri

Sulltanesha Kosem dhe Sulltan Ahmeti ribashkohen në një film të ri
Foto: bordo.al

Një ribashkim që pritet të zgjojë nostalgjinë e fansave të serialeve turke. Dhjetë vite pas suksesit në ekran me serialin “Sulejmani i Madhërishëm: Kosem”, Beren Saat dhe Ekin Koç do të bashkojnë sërish forcat në një projekt të ri kinematografik.

Beren Saat dhe Ekin Koç në filmin “Tüm Yorgun Atlar”

Dy aktorët, të cilët në serial interpretonin Kosem Sulltanin dhe Sulltan Ahmetin, do të jenë protagonistë të filmit të pavarur me titull “Tüm Yorgun Atlar”.

Filmi do të drejtohet nga regjisori Burak Çevik, një emër i njohur i kinemasë autor, i cili ka përfaqësuar disa herë Turqinë në Festivalin e Filmit në Berlin. Ndërsa në rolin e producentit do të jetë İpek Erden.

Historia vendos në qendër dy personazhe, jeta e të cilëve ndërthuret në një rrëfim që trajton vdekjen dhe vullnetin e lirë. Beren Saat do të interpretojë Aslı-n, një aktore teatri, e cila ka humbur bashkëshortin pas vetëvrasjes së tij. Në anën tjetër është Galip, një personazh që jeton në brigjet e Stambollit dhe përpiqet të mbijetojë përmes vjedhjeve dhe duke u futur në jetët e njerëzve të tjerë.

Interesi për ribashkimin e dy aktorëve

Ribashkimi i Beren Saat dhe Ekin Koç në një projekt të ri ka ngjallur interes, veçanërisht për publikun që i kujton nga “Muhteşem Yüzyıl: Kösem”, ku dy aktorët sollën në ekran një prej çifteve më të njohura të historisë osmane.

Për momentin, nuk është bërë ende e ditur data e publikimit të filmit.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha