Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pa avokat. Ai do të përballet me seancën paraprake të çështjes së SASPAK-ut.
Kur u pyet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, nëse kishte avokat me vete, ish-ministri i Shëndetësisë u përgjigj se “avokati ishte dje”.
Ilir Beqaj dhe seanca paraprake e dosjes SASPAK
Hoxha e pyeti nëse mungesa e avokatit lidhej me bojkotin, ndërsa Beqaj u shpreh se nuk e di.
“Kanë patur një mbledhje, nuk e di çfarë ka ndodhur”.
Ish-ministri deklaroi se sot ishte aty në lidhje me dosjen SASPAK.
Burimi: top-channel.tv










