Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt.
Reagimi i Meliza Haradinajt
“Paradoksi më i dhimbshëm është se shteti ynë arrin të organizojë brenda një kohe rekord mbrojtje të afërt për pushtetarët dhe politikanët kur ata kërcënohen, por nuk ia del të sigurojë jetën e grave”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton IndeksOnline.
Ajo ka shtuar se në Kosovë janë vrarë tetë gra vetëm për 10 muaj, ndërsa, sipas saj, ende diskutohet nëse duhet të japë dorëheqje politike e morale drejtuesi institucional i dikasterit përgjegjës për sigurinë e qytetarëve.
Burimi: www.albeu.com









