Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë njofton suksesin e ndërhyrjes së Erjon Vishkullit në Romë

Ministrja e Shëndetësisë njofton suksesin e ndërhyrjes së Erjon Vishkullit në Romë
Foto: euronews.al

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka dhënë një lajm të mirë lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili e ka kaluar me sukses operacionin në klinikën “Gemelli” në Romë.

Reagimi i ministres Spahiu

Në një deklaratë për mediat, Spahiu bëri të ditur se ndërhyrja kirurgjikale ka shpëtuar organin e syrit të djalit. Ajo shprehu falënderime për profesor Stanislao Rizzon për ndërhyrjen dhe angazhimin e tij, duke i uruar Erjonit shërim sa më të shpejtë.

Reagimi i plotë:

“𝐒𝐨𝐭 𝐪𝐞𝐧𝐤𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞𝐬𝐡 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐚. 𝐏𝐚𝐬 𝐤𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤𝐞𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐫𝐞 𝐟𝐢𝐬𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭-𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐚𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝟏𝟎 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐯𝐞, 𝐤𝐚𝐦 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐚𝐣𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐑𝐨𝐦𝐚

Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila ka shpëtuar organin e syrit të djalit.

Në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore e kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.

Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave të humanizmit që i bën kaq të veçanta këto situata.

Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.

Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit”.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha