Ka mbërritur sasia e parë e protezave të gjurit në Klinikën e Ortopedisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke shënuar kështu nisjen e zbatimit të këtij procesi.
Ky furnizim ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e aksesit të pacientëve në shërbimet ortopedike, si dhe në trajtimin e personave që kanë nevojë për vendosjen e protezave të gjurit.
Protezat e gjurit në Klinikën e Ortopedisë
“Ka mbërritur sasia e parë e protezave të gjurit në Klinikën e Ortopedisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shënuar nisjen e zbatimit të këtij procesi dhe një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të aksesit të pacientëve në shërbimet ortopedike.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka filluar procesi i decentralizimit të listave të pritjes për vendosjen e protezave të gjurit dhe të kokërdhokullës, me qëllim që rastet të shpërndahen në mënyrë proporcionale midis QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme rajonale, sipas kapaciteteve dhe mundësive për trajtim.
Decentralizimi i listave të pritjes
Ky organizim synon të lehtësojë barrën e listave të pritjes, të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve shëndetësore dhe t’u mundësojë pacientëve trajtim më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë që të gjitha rastet të drejtohen vetëm në QKUK.
Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt një sistemi shëndetësor më të qasshëm, më efikas dhe më të orientuar drejt nevojave të pacientëve”, është njoftuar nga QKUK-ja.
Burimi: insajderi.org









