Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Dogana e Kosovës mbështet fushatën Tetori Rozë kundër kancerit të gjirit

Dogana e Kosovës mbështet fushatën Tetori Rozë kundër kancerit të gjirit
Foto: ekonomiaonline.com

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, si pjesë e fushatës vetëdijesuese “Tetori Rozë”, në bashkëpunim dhe me përkrahjen e Doganës së Kosovës dhe UBT-së, organizoi një ligjëratë informuese dhe ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit.

Ligjërata e mjekes onkologe Egzona Bytyqi

Ligjëratën e mbajti Egzona Bytyqi, mjeke onkologe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila para stafit të Doganës së Kosovës foli për rëndësinë e informimit, parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Gjatë ligjëratës, Bytyqi i inkurajoi pjesëmarrësit të jenë të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në trup dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë apo shqetësim shëndetësor, duke kërkuar me kohë këshillën dhe vlerësimin e profesionistëve shëndetësorë.

Një pjesë e rëndësishme e ligjëratës iu kushtua edhe rolit të meshkujve në ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Mesazhi për gjithë shoqërinë

Mesazhi ndërgjegjësues u adresua jo vetëm grave, por gjithë shoqërisë, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes, informimit dhe kujdesit shëndetësor.

Përmes kësaj nisme, Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e promovimit të shëndetit, informimit dhe ndërgjegjësimit, duke mbështetur iniciativa që kontribuojnë në një kulturë më të madhe të kujdesit dhe parandalimit.

Burimi: ekonomiaonline.com

Të fundit Të gjitha