NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Shkup ka njoftuar se uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për t’u pirë.
Raporti javor i cilësisë së ujit
Për të informuar qytetarët rreth cilësisë dhe sigurisë së ujit të pijshëm, ndërmarrja ka publikuar raportin javor të përgatitur nga Sektori i Kontrollit Sanitar.
Në periudhën 19.10.2026–22.10.2026, ky sektor ka grumbulluar 159 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 159 mostra për analiza mikrobiologjike. Mostrat janë marrë në 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18), thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Shkup./Telegrafi/
Burimi: www.albeu.com









