Humbja 2-1 e Barcelonës përballë Real Madridit në “Camp Nou” ka nxitur kritika ndaj Lamine Yamal. Ish-sulmuesi i Watford dhe komentatori i “CBS Sports”, Troy Deeney, nuk i kurseu fjalët: “Ajo që po ndodh me Lamine është shqetësuese”.
Kritikat e Troy Deeney për Lamine Yamal
Vetëm një javë më parë, anglezi e shihte të pamundur një fitore të Real Madridit ndaj Barcelonës. Megjithatë, pas “El Clásico”-s, qëndrimi i tij ndryshoi: “E kemi parë Lamine të shënojë në ndeshje të rëndësishme, por kjo është shqetësuese. E kemi parë kundër Nuno Mendes dhe Cucurellas dhe të dy arritën ta ndalin. Ai është i ri dhe duhet të mësojë, sepse dy nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë e neutralizuan, duke mos e lejuar të krijojë raste”.
Vlerësimet e mediave ndërkombëtare
Edhe mediat ndërkombëtare kritikuan paraqitjen e talentit të Barcelonës. “Sports Illustrated” e përshkroi si “të frustruar dhe të parehatshëm”, ndërsa “Associated Press” vuri në dukje rastin e humbur para pushimit dhe faktin se Kylian Mbappé ia tërhoqi vëmendjen.
Megjithatë, Yamal mbetet një lojtar kyç për Hansi Flick, pavarësisht debatit për paraqitjet e tij ndaj rivalëve të mëdhenj.
Burimi: telesport.al









