Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

21-vjeçar azerbajxhanas arrestohet në Shkodër duke transportuar emigrantë ilegalë

21-vjeçar azerbajxhanas arrestohet në Shkodër duke transportuar emigrantë ilegalë
Foto: euronews.al

Një shtetas 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke ndihmuar gjashtë persona nga vende të treta për të kaluar në mënyrë ilegale kufirin.

Operacioni “Transit 5” në kufirin me Malin e Zi

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë F. B., 21 vjeç, me shtetësi azerbajxhane, i cili me një automjet po transportonte gjashtë persona që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 5”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Bajzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 21 vjeç, banues në Zagatala, Azerbajxhan.

Ky shtetas u kap në rrugën automobilistike në Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” 6 shtetas nga vendet e treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha