Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Balla uron Shaip Kamberin për rizgjedhjen në Kuvendin e Serbisë

Balla uron Shaip Kamberin për rizgjedhjen në Kuvendin e Serbisë
Foto: reporteri.al

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përgëzoi sot Shaip Kamberin për rizgjedhjen si deputet në Kuvendin e Serbisë, në krye të listës së përbashkët shqiptare.

Rezultatet e koalicionit shqiptar

Balla njoftoi se Koalicioni Shqiptar, sipas rezultateve paraprake të publikuara mbrëmjen e kaluar, ka siguruar 27.230 vota, të cilat, falë rritjes prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në një vlerë llogaritëse prej 36.761 votash.

Balla theksoi se përfaqësimi shqiptar në Kuvendin e Serbisë po shkon drejt sigurimit të dy mandateve, ndërsa gara për një mandat të tretë mbetet në fokus.

Rëndësia e bashkimit politik

“Ky është rezultat i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për një përfaqësim dinjitoz”, deklaroi Balla, duke vlerësuar rëndësinë e bashkimit politik për përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi.

/m.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha