Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama: Shqipëria është aktive për paqen në rajon

Rama: Shqipëria është aktive për paqen në rajon
Foto: abcnews.al

Kryeministri Edi Rama: Unë e kuptoj lirinë si ndjesinë për të ardhur këtu dhe për të folur me ju. Në moshën time 26-vjeçare më duhej që të luftoja për të parë botën. Kështu e përkufizoj unë lirinë: të them atë që dua, të shkoj kur dua. Shqipëria ka qenë gjithnjë vend paqedashës dhe gjatë 10 viteve të fundit kemi qenë shumë aktivë në nxitjen e paqes në rajon. Ka gjëra që mund t’i zgjedhësh lirisht, por nuk mund të zgjedhësh as kushërinjtë dhe as fqinjët. Prandaj është më mirë të shkosh mirë me fqinjët. Kemi bërë përpjekje sa kemi mundur. Sa i takon çështjes së Shqipërisë dhe Kosovës, mbetet një pikëpyetje. Kosova është një shtet i pavarur, që njihet nga shumë vende dhe nuk ka kthim prapa. Nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi serbe. Sa më shpejt serbët ta shohin si një fakt, aq më pak do të preken nga kjo fantazi.

Lajmi në përditësim…

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha