Partizani ka publikuar në rrjetet sociale një video që tregon ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Arena e Demave”. Nga pamjet duket qartë se ndërhyrjet në impiant po përparojnë.

Standardet e UEFA-s dhe Kampionati Europian U-21
Përveç përmirësimit të infrastrukturës, edhe fusha do të përshtatet me standardet moderne të kërkuara nga UEFA. “Arena e Demave” do të jetë një nga stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kampionatit Europian U-21.
Partizani vazhdon ndeshjet jashtë stadiumit
Tifozët po presin rikthimin e Partizanit në stadiumin e vet, por duket se do t’u duhet ende kohë ta ndjekin skuadrën atje. Deri të paktën në muajin dhjetor, Partizani do të vazhdojë t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në stadiume të tjera.
Burimi: www.albeu.com










