Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Lausanne-Sport pengon Edion Dërguti të provojë te Sevilla

Lausanne-Sport pengon Edion Dërguti të provojë te Sevilla
Foto: albeu.com

Edion Dërguti mori një ftesë zyrtare për prova nga Sevilla, por klubi i tij, Lausanne-Sport, nuk ia mundësoi mesfushorit të talentuar këtë hap në karrierë.

Interesimi i Sevillës

Prej disa muajsh, Sevilla kërkon një mesfushor me stil loje të ngjashëm me atë të Sergio Busquets. Klubi spanjoll u interesua për Dërgutin pas paraqitjeve të tij me ekipet e të rinjve të Lausanne-Sport.

Pasi e ndoqi nga afër lojtarin e ri dardan, Sevilla mbeti e impresionuar dhe e ftoi në prova. Më pas, klubi do të vendoste nëse do t’i ofronte një kontratë profesionale.

Qëndrimi i Lausanne-Sport

Sipas burimeve të Telegrafit, Lausanne-Sport nuk pranoi të diskutonte me Sevillën për këtë lëvizje. Klubi zviceran kërkoi që transferimi të bëhej vetëm përmes aktivizimit të klauzolës së lirimit.

Të njëjtat burime thonë se Lausanne-Sport nuk po hyn në negociata as me klubet e tjera të interesuara në Zvicër. Dërguti nuk është promovuar as në ekipin e dytë të klubit dhe vazhdon të stërvitet me U19.

Vlerësimi i lojtarit

Aktualisht, Dërguti konsiderohet një prej talenteve më të spikatura në Zvicër. Për mënyrën si luan, ai krahasohet shpesh me legjendën e Spanjës dhe Barcelonës, Busquets.

Kosova apo Zvicra

Kosova zgjedhja e Dërgutit, ndonëse edhe Zvicra e ka interes. Lojtari, 17 vjeç, është ftuar nga Kosova U19 për tri ndeshjet e këtij muaji kundër Belgjikës, Skocisë dhe Kazakistanit, të vlefshme për kualifikimet e Euro U19.

Edhe Zvicra po e ndjek mesfushorin dhe e ka përfshirë në listën rezervë të përfaqësueses U18.

Megjithatë, Telegrafi mëson se Dërguti, i cili ka tipare defansive, dëshiron të luajë vetëm për Kosovën dhe nuk po shqyrton asnjë ofertë tjetër nga përfaqësueset kombëtare.

Me futbollistin kanë kontaktuar edhe disa klube të njohura gjermane.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha