Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

PS kërkon përjashtimin e Berishës 10 ditë nga Kuvendi

PS kërkon përjashtimin e Berishës 10 ditë nga Kuvendi
Foto: shqiptarja.com

Pas seancës plenare të ditës së sotme, Partia Socialiste ka paraqitur kërkesën për përjashtimin me 10 ditë të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga punimet e Kuvendit. Sipas PS-së, kjo kërkesë lidhet me thirrjet për dhunë që ai ka bërë ndaj deputetëve socialistë.

Kërkesa për përjashtimin e gjashtë deputetëve të tjerë

Në të njëjtën kërkesë drejtuar Komisionit të Etikës, Partia Socialiste ka kërkuar edhe përjashtimin me 60 ditë të gjashtë deputetëve të tjerë: Bledion Nallbati, Ivi Kaso, Xhelal Mziu, Klodiana Çapja, Albana Vokshi dhe Blendi Himçi.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha