Deklaratat e fundit të Drenusha Latifit në rrjetet sociale kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Pas rastit tragjik që tronditi vendin, ai i Arlinda Zekajt, shumë figura të njohura publike po ngrenë zërin kundër dhunës ndaj grave dhe mënyrës se si funksionon sistemi i drejtësisë.
Drenusha Latifi dhe sfida ligjore
Në këtë valë reagimesh, Drenusha Latifi ndau sakrificën dhe sfidën e saj ligjore, ku deklaroi se prej tre vitesh përballet me procese gjyqësore dhe pret që kujdestaria e fëmijëve t’i besohet zyrtarisht asaj, ndonëse ajo kujdeset e vetme për ta.
Pati menjëherë një reagim mjaft emocional dhe mbështetës nga Beatrix Ramosaj, e cila i doli publikisht në krah Drenushës përmes një postimi në rrjetet sociale.
Reagimi i Beatrix Ramosaj
Beatrix shprehu dhimbjen e saj të thellë duke thënë se leximi i fjalëve të Drenushës i ka thyer zemrën. Ajo nënvizoi se pas gjithë asaj që Drenusha ka mbijetuar, ajo vazhdon ende të kërkojë, të presë dhe të luftojë për t’i siguruar vetes dhe fëmijëve të saj qetësinë e merituar.
Më tej, Beatrix perifrazoi se asnjë grua nuk duhet të detyrohet të provojë vazhdimisht dhimbjen e saj vetëm e vetëm që dikush ta marrë atë seriozisht. Ajo theksoi se Drenusha meriton të dëgjohet, të mbrohet dhe më në fund të ndihet aq e sigurt sa të marrë frymë lirshëm, duke i uruar këtë qetësi nga e gjithë zemra.
Në përmbyllje të reagimit të saj, këngëtarja përcolli një mesazh të fuqishëm vetëdijësues për shoqërinë dhe institucionet:
“Mbrojini gratë tona sa janë ende gjallë. Mos prisni që thirrjet e tyre për ndihmë të shndërrohen në fjalë që i lexojmë gjatë zisë.”
Ky reagim vjen si vazhdimësi e thirrjeve të shumta publike për reagim institucional dhe mbrojtje më të madhe për gratë viktimë të dhunës. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










