Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Bogujevci në hapjen e Austrian Film Nights në Prishtinë

Bogujevci në hapjen e Austrian Film Nights në Prishtinë
Foto: kultplus.com

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ishte e pranishme mbrëmë në ceremoninë e hapjes së edicionit të këtij viti të Austrian Film Nights, i cili po zhvillohet në Kino ARMATA në Prishtinë.

Hapja e Austrian Film Nights në Prishtinë

Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, si dhe deputetja Arbërie Nagavci.

Programi nisi me dokumentarin “The Last Ambassador”, me regji të regjisores austriake Natalie Halla. Ky film paraqet historinë e Manizha Bakhtarit, ambasadore e Afganistanit në Austri, dhe përqendrohet në angazhimin e saj për të drejtat e grave dhe vajzave në Afganistan.

Tri filma austriakë në Prishtinë

Austrian Film Nights organizohet nga Ambasada e Austrisë në Kosovë dhe, përmes tre filmave, synon t’i prezantojë publikut histori dhe tema të ndryshme që nxisin reflektim, duke sjellë një pjesë të kinematografisë austriake në Prishtinë./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha