Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka dhënë një mesazh prekës përmes Instagramit, me të cilin ka shprehur mbështetje për Drenusha Latifin dhe i është drejtuar asaj me fjalë emocionuese.
Mesazhi i Beatrix Ramosaj
Në postimin e saj, Trixa shpreh dhimbje për atë që ka kaluar Drenusha, duke theksuar se askush nuk duhet të detyrohet të provojë vazhdimisht dhimbjen e vet që të merret seriozisht, shkruan Indeksonline.
“Ti meriton të të dëgjojnë, të të mbrojnë dhe më në fund të ndihesh mjaftueshëm e sigurt për të marrë frymë”, shkruan Beatrix, duke i uruar Drenushës paqe për veten dhe fëmijët e saj.
Në fund të mesazhit, këngëtarja përcjell edhe një thirrje të fortë për shoqërinë:
“Mbrojini gratë sa janë ende gjallë. Mos prisni derisa lutjet e tyre për ndihmë të bëhen fjalë që i lexojmë në zi.”
Rëndësia e mbështetjes për gratë
Reagimi i Beatrix Ramosajt vë në pah rëndësinë e dëgjimit, mbështetjes dhe mbrojtjes së grave, duke rikujtuar se thirrjet për ndihmë duhen marrë seriozisht, pa pritur që të jetë tepër vonë./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net










