Shkëndije Mujaj ka reaguar me ashpërsi pas tragjedisë së Arlinda Zekajt: “Si shoqëri, duhet t’i dëgjojmë dhe t’i ndihmojmë pa i gjykuar”
Pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, në të cilën humbi jetën Arlinda Zekaj, ka reaguar edhe Shkëndije Mujaj.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ajo shprehu indinjatën e saj ndaj dhunës që përjetojnë gratë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e mbrojtjes së tyre në situata të tilla.
E revoltuar nga rastet kur gratë përballen me dhunën e partnerëve, Shkëndija theksoi rëndësinë e vetëmbrojtjes, veçanërisht në rrethana kur ato ndihen të pambrojtura.
“Sa po du me fol prej mllefit, kaniherë njeriu po duhet me pas pak edhe kujdes, a din, mos me eskalu në ofendim… Unë e pata bë një video pak më shkurt, por isha shumë e acaruar, për arsye se shumë femra dhunohen edhe rrihen nga ata partnerë burra, deri t’u kerset sakica n’kry… Ose kur e sheh se nuk ka mbrojtje… Për vetëmbrojtje ti ki drejtë shumë mirë me mbajt një armë, a është sprej, a është automat, a është allti, vetëm për vetëmbrojtje”, është shprehur ajo.
Shkëndije Mujaj për arsyet e qëndrimit në marrëdhënie abuzive
Përveç videos, Shkëndije Mujaj ndau edhe një shkrim të gjatë, në të cilin trajtoi arsyet psikologjike dhe sociale që mund t’i pengojnë gratë të largohen menjëherë nga marrëdhëniet abuzive.
Ajo theksoi se frika nga hakmarrja, varësia financiare, shqetësimi për fëmijët dhe shpresa se partneri mund të ndryshojë janë disa nga arsyet që i bëjnë viktimat të qëndrojnë në marrëdhënie të dhunshme.
Në shkrimin e saj, Shkëndija nënvizoi se përgjegjësia për dhunën i takon gjithmonë personit që e ushtron atë, duke bërë thirrje që gratë të dëgjohen, të besohen dhe të mbështeten, pa paragjykime.
“Ne si shoqëri duhet t’i dëgjojmë, t’i besojmë dhe t’i ndihmojmë pa i gjykuar, para se të jetë tepër vonë. Heshtja dhe frika mund ta çojnë një histori drejt një tragjedie që mund të parandalohet”, ka shkruar ajo.
Në fund të mesazhit të saj, Shkëndije Mujaj bëri edhe një thirrje drejtuar njerëzve që të kthehen te Zoti dhe të kërkojnë falje, duke e shoqëruar shkrimin me lutje fetare. /Prive By LS
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










