Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka mbajtur sot një takim me ambasadorin Andrash Klein, i cili së fundmi është emëruar si i dërguar special i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor.
Takimi Mucunski-Klein dhe marrëdhëniet dypalëshe
Në njoftimin e përbashkët të MPJ-së dhe Tregtisë së Jashtme thuhet se gjatë bisedës u vlerësua përparimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe niveli i lartë i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjatë vitit 2025, këto marrëdhënie u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik mes dy qeverive.
Të dyja palët rikonfirmuan vullnetin për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Procesi i zgjerimit të BE-së dhe zhvillimet në rajon
Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së një procesi të besueshëm dhe dinamik të zgjerimit të Bashkimit Evropian, i cili shihet si një shtysë e rëndësishme për stabilitetin, reformat dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, u shpreh pritshmëria për vijimin e mbështetjes së Hungarisë ndaj perspektivës evropiane të rajonit.
Mucunski dhe Klein diskutuan gjithashtu për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Sipas komunikatës, ata theksuan angazhimin e përbashkët për ruajtjen dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, sidomos përballë sfidave aktuale globale dhe të sigurisë.
Burimi: www.albeu.com









