Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Bota

Të rinjtë gjermanë protestojnë në dhjetëra qytete për koston e jetesës

Të rinjtë gjermanë protestojnë në dhjetëra qytete për koston e jetesës
Foto: reporteri.al

BERLIN, 31 tetor /ATSH/ – Më shumë se 160 mijë njerëz pritet të marrin pjesë sot në protestat e organizuara në 34 qytete të Gjermanisë, si pjesë e një lëvizjeje të udhëhequr nga të rinjtë, e quajtur “Gen Z regelt”.

Kërkesat e protestuesve

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, pjesëmarrësit kërkojnë më shumë investime në arsim, masa për të ulur koston e jetesës dhe kundërshtojnë rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Lëvizja pohon se shqetësimet e brezit të ri nuk po merren parasysh nga qeveria, ndërsa organizatorët kërkojnë më shumë fonde për shkollat dhe universitetet, si dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Protestat janë planifikuar në qytete të mëdha, përfshirë Berlinin, Hamburgun, Këlnin, Frankfurtin dhe Mynihun.

Masat e sigurisë

Autoritetet gjermane po ndjekin situatën nga shqetësimi se grupe ekstremiste mund të përpiqen të përfitojnë nga tubimet për të nxitur dhunë.

Megjithatë, Ministria e Brendshme ka deklaruar se deri tani nuk ka të dhëna konkrete për thirrje për dhunë apo për përgatitje të trazirave.

Organizatorët janë distancuar nga çdo formë dhune dhe kanë theksuar se tubimet synojnë të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Në Berlin, disa biznese kanë vendosur mbrojtëse në vitrinat e dyqaneve ose kanë planifikuar të mbyllen më herët, për shkak të shqetësimeve për incidente të mundshme.

Lëvizja në Gjermani vjen në një kohë kur protestat e të rinjve janë përhapur në disa vende evropiane, ku pakënaqësitë lidhen me rritjen e çmimeve, mungesën e perspektivës dhe politikat qeveritare. //a.i/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha