Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Opozita shqiptare merr mësim nga ajo serbe, thotë Nurellari

Opozita shqiptare merr mësim nga ajo serbe, thotë Nurellari
Foto: euronews.al

Politologu Adri Nurellari dha mendimin e tij në emisionin Now të Euronews Albania për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, ku Lista Studentore fitoi dhe Aleksandër Vuçiç u largua pas 14 vitesh në pushtet.

Roli i opozitës tradicionale serbe

Sipas tij, një faktor shumë i rëndësishëm që ndikoi në fitoren e lëvizjes studentore dhe në largimin e Vuçiçit ishte qëndrimi i opozitës tradicionale serbe, e cila u tërhoq plotësisht dhe nuk u përpoq të fusë njerëzit e saj në protestë, krejt e kundërta e asaj që po bën opozita në Shqipëri.

“Ka shumë elementë, nga gjendja ekonomike, niveli i lartë i kriminalizimit, por thelbi kryesor që vlen edhe për Shqipërinë është se zgjedhjet mbeten instrumenti më i mirë për të siguruar rotacion dhe për të hequr autokratët. Protesta mobilizoi një elektorat të ri, ishte një protestë që gradualisht u shndërrua në lëvizje, u organizua në strukturë dhe më pas në alternativë politike, me kandidatura dhe vizione.

Është aftësia e kësaj proteste dhe e elitës që, ndryshe nga ne, që qëndruam jashtë protestës së flamingove, atje qëndruan në krye që në fillim, por edhe një gjë shumë e rëndësishme është se si ka vepruar opozita tradicionale. Kjo është një shuplakë për opozitën tradicionale shqiptare, që e përdor kapjen e shtetit si alibi për dështimet e panumërta. Opozita atje u tërhoq dhe vuri në dispozicion gjithë infrastrukturën e vet dhe nuk futi njerëzit e saj brenda protestës. Ajo që bën opozita në Shqipëri është krejt e kundërta e asaj që bëjnë serbët”, tha Nurellari.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha