A po përgatitet SHBA-ja për një skenar lufte edhe brenda territorit të saj? Profesori i asociuar i çështjeve të sigurisë, Xhavit Shala, i ftuar në emisionin “War Report”, thotë se përgatitjet amerikane nuk lidhen domosdoshmërisht me rrezikun e një konflikti të menjëhershëm, por me nevojën për t’iu përshtatur zhvillimeve të reja të sigurisë.
Xhavit Shala për përgatitjet e sigurisë në SHBA
Sipas tij, ndërsa lufta kibernetike dhe ajo e informacionit janë tashmë pjesë e realitetit, SHBA-ja po shqyrton edhe skenarët e mbrojtjes së territorit të vet. Shala thekson se Rusia i ka ndërmarrë më herët këto përgatitje, ndërsa Europa dhe Perëndimi kanë mbetur prapa në këtë drejtim.
“SHBA ka pasur potencial më të madh në botë të raketave dhe luftën e kanë zhvilluar gjithnjë larg territorit amerikan. Lufta kibernetike dhe ajo e informacionit janë duke u zhvilluar, por SHBA po mendon edhe luftën në territorin e saj.
Gjithçka sot është shumë e ndjeshme ndaj gostitjeve. SHBA nuk po përgatitet sot se mund të ketë një luftë nesër, por kjo po bëhet për shkak teknik, do jetë në vazhdimësi. Rusët e kanë bërë herët këto përgatitje, kurse Europa dhe Perëndimi është pak mbrapa në këtë fushë”, tha Shala.
Burimi: abcnews.al










