Poezi nga Frederik Rreshpja
Kthimi në çdo stinë
O ajër i mbrëmjes, më mbështill, erdhi ora të vdes përsëri.
Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det
dhe varkat e lotëve do të ngecin në stere.
Shkoj dhe shirat po i lë të kyçura,
por do të kthehem përsëri në çdo stinë që të dua.
Unë kam qenë trishtimi i botës.
O ajër i mbrëmjes, më mbështill, erdhi ora të vdes përsëri./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










