Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Albulena Haxhiu kthehet te familja Sinani për t’u falënderuar

Albulena Haxhiu kthehet te familja Sinani për t’u falënderuar
Foto: kultplus.com

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka evokuar një nga periudhat më të rënda të jetës së saj, duke ndarë një mesazh falënderimi për familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët gjatë luftës në Kosovë strehuan shumë familje refugjatësh, raporton KultPlus.

Njëzet e shtatë vjet më pas, Haxhiu është rikthyer pranë njerëzve që e pritën kur ajo ishte ende fëmijë refugjate lufte. Kjo vizitë, përveçse ringjall kujtimet, përbën edhe një moment mirënjohjeje për mikpritjen, bujarinë dhe solidaritetin e shfaqur në ditët kur shumë familje kosovare u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Mesazhi i Haxhiut për familjen Sinani

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e saj për familjen Sinani dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët në ditët më të vështira të luftës hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre për refugjatët nga Kosova.

Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e plotë të Albulena Haxhiut:

Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.

U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.

Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha