Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protestat e dhunshme pa pjesëmarrje, Bejko: Rrezik për sigurinë

Protestat e dhunshme pa pjesëmarrje, Bejko: Rrezik për sigurinë
Foto: abcnews.al

Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar situatën e protestave të dhunshme në Tiranë dhe rrezikun që ato mund të paraqesin për sigurinë publike.

Roland Bejko për polarizimin dhe shtresën e mesme

Bejko u ndal te polarizimi i shoqërisë dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballet shtresa e mesme, duke theksuar se protestat e shoqëruara me akte dhune, veçanërisht kur pjesëmarrja është e ulët, mund të kthehen në një problem për sigurinë, duke sjellë si shembull ngjarjet e vitit 1997.

“Demokracia është një sistem i vështirë, diktaturat janë sistemet më të lehta për t’u menaxhuar. Demokracia prodhon infeksione. Dy vite më parë e patë se çfarë ndodhi me lëvizjet e ANTIFA-s, për shkak të një vrasjeje që bëri polici u dogj vendi. Këto janë lëvizje që kanë pasur viktima në jetë njerëzore, përpos dëmeve të mëdha në biznese.

Momentet që gjenden sot janë delikate sepse është polarizuar, sepse shtresa e mesme është e pasigurt në të gjithë botën. Ai që është në shtresën e mesme është se mban gjithë barrën fiskale, vjen një moment që inflacioni gjithë ngarkesën e vet e shkarkon te shtresa e mesme, kurse shtresa e varfër është ende më e pashpresë.

Rreziku i protestave të dhunshme për sigurinë publike

Këto protesta janë të rrezikshme për qeverinë?! Punë e madhe, le të jetë e rrezikshme për qeverinë, problemi është kur këto protesta bëhen të rrezikshme për sigurinë, si 1997. Kjo e sotmja, që ndodh dhunë, protesta të dhunshme janë çështje të frustracionit. Kur nuk e ke sheshin e mbushur, reagon me dhunë”, tha Bejko.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha