Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Foto: reporteri.al

Një shtetas i Kosovës, i shpallur në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.

Ekstradimi i shtetasit A.Z.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimi u krye më 27 tetor, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë e tjera përkatëse të policisë dhe me institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, shtetasi me inicialet A.Z. kërkohej nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, ndërsa pas ekstradimit iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për procedura të mëtejshme ligjore.

“Me datë 27.10.2026 është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, shtetasi i Kosovës A.Z, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale: Rrezikimi i Trafikut Publik. Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjilan për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Bashkëpunimi ndërkombëtar policor

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha