PSG ka vënë në shënjestër anësorin e Real Betis, Ez Abde, si një opsion për të forcuar sulmin pas dëmtimit të rëndë të Khvicha Kvaratskhelia. Sipas Sport, klubi parizien është i gatshëm të ofrojë deri në 55 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit maroken gjatë merkatos së janarit.
Përfitimi i Barcelonës nga shitja
Nëse kjo marrëveshje arrin të finalizohet, Barcelona do të përfitojë rreth 11 milionë euro. Kur Abde u transferua nga “Camp Nou” për 7,5 milionë euro në shtator të vitit 2023, katalanasit ruajtën një përqindje prej 20% nga çdo shitje e mëvonshme. Kjo nënkupton që, në rast të një transferimi prej 55 milionë eurosh, afërsisht 11 milionë euro do të kalonin në arkat e klubit katalanas.
Qëndrimi i Real Betis
Megjithatë, PSG nuk do ta ketë aspak të lehtë për të bindur Ez Abde, pasi Betis nuk synon të heqë dorë lehtësisht nga njëri prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm.
Burimi: telesport.al









