Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Barcelona pendohet për yllin 22-vjeçar pas shifrës 50 milionë euro

Barcelona pendohet për yllin 22-vjeçar pas shifrës 50 milionë euro
Foto: telesport.al

Barcelona ishte një nga klubet që tregoi interesim më të madh për transferimin e Nicolo Tresoldi gjatë verës së kaluar, por katalanasit u tërhoqën për shkak të vendosmërisë së Club Brugge për të lejuar largimin e sulmuesit të ri vetëm për shifrën 50 milionë euro.

Gabriel Jesus dhe shkëlqimi i Tresoldi

Në vend të tij, Barcelona zgjodhi të transferojë Gabriel Jesus për 10 milionë euro. Duke shënuar tre tregolësha në katër javët e fundit, Tresoldi është bërë tashmë një nga lojtarët më të përfolur në futbollin evropian. 22-vjeçari ka shënuar gjithsej 16 gola që nga fillimi i sezonit: 12 për klubin e tij, Club Brugge, dhe katër të tjerë për kombëtaren gjermane U-21.

Interesi i klubeve të mëdha

Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Tresoldi do të jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së ardhshme dhe interesi për të tashmë është shumë i madh, duke nisur nga klube si Milan, Atletico Madrid, Dortmund e për të vazhduar me klube të tjera me financa shumë më të shëndosha si Bayern, Real Madrid, Arsenal e PSG.

Nëse verën e kaluar Club Brugge kërkoi 50 milionë euro, me siguri që në merkaton e ardhshme do të rriten akoma edhe më shumë pretendimet e klubit belg për kartonin e sulmuesit gjerman.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha