Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Gjini njofton themelimin e shkollës politike të Aleancës

Gjini njofton themelimin e shkollës politike të Aleancës
Foto: pressonline.al

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se kjo parti ka themeluar shkollën politike, për të cilën deklaroi se do të jetë një nga nismat e subjektit politik që do t’i fuqizojë duke krijuar një hapësirë për edukimin politik të brezave të rinj dhe përgatitjen e liderëve të ardhshëm.

Udhëheqja e shkollës politike

Kjo shkollë politike do të drejtohet nga nënkryetari i parë i Aleancës, Besnik Tahiri.

Qëndrimi politik dhe çështja e energjisë

“Sa i përket zhvillimeve të fundit politike në vend, kemi analizuar me kujdes situatën aktuale dhe kemi ritheksuar se do të vazhdojmë të jemi opozitë qendrore ndaj këtij pushteti, duke mbrojtur me ngulm interesat e qytetarëve dhe të shtetit tonë”.

“Në këtë kuadër, përsëritëm shqetësimin tonë të thellë për gjendjen e rënduar energjetike në vend, ku vetëm gjatë muajit shtator Kosova ka importuar 27 milionë euro rrymë, duke arritur një shifër alarmante prej mbi 1 miliard eurosh të shpenzuara për import për më pak se gjashtë vjet. Për të kërkuar llogari direkte për këtë keqmenaxhim, Grupi Parlamentar i Aleancës do të thërrasë interpelancë në Kuvend”, ka shkruar Gjini në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha