Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Malaj: 30% e buxhetit për mbrojtjen sociale dhe pensionet

Malaj: 30% e buxhetit për mbrojtjen sociale dhe pensionet
Foto: tirananews.al

Buxheti për vitin 2027 arrin për herë të parë vlerën e 10 miliardë eurove, me fokus mbështetjen e qytetarëve dhe mbrojtjen sociale. Kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, në ABC News, ku prezantoi disa prej prioriteteve kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Mbrojtja sociale dhe pensionet

Sipas Malajt, 30% e buxhetit do të dedikohet për mbrojtjen sociale, ndërsa 250 milionë euro janë parashikuar për pensionet, ku një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për indeksimin e tyre.

“Buxheti ka në fokus qytetarët, mbështetjen e qytetarëve, por ajo që bën këtë buxhet të ndryshëm nga buxhetet e mëparshme është se e bëjmë për herë të parë buxhetin në 10 miliardë euro. Duke adresuar kësaj here mbrojtjen sociale, ku 30% e buxhetit shkon në mbrojtjen sociale”, tha Malaj.

Bonusi mujor për pensionistët

Një tjetër masë e përfshirë në projektbuxhet është dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, i planifikuar të zbatohet gradualisht përgjatë tre viteve të ardhshme, me dyfishimin e bonusit në vitin 2028.

“Natyrisht, një nga politikat më të rëndësishme që përfshihet në këtë projektbuxhet është pjesa e pensioneve, ku në vitin 2027 kemi parashikuar 250 milionë euro, një pjesë të madhe e zë edhe indeksimi i pensioneve. Nga ana tjetër, është edhe dyfishimi i bonusit mujor, që është i planifikuar për tre vitet e ardhshme. Bonusi që do të marrin tani në 2027-ën, do t’u dyfishohet në vitin 2028”, shtoi ministri.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha