Eronita, bashkëshortja e tretë e këngëtarit Blero, është nisur këto ditë për në Stamboll.
Ajo ka publikuar fotografi nga qëndrimi i saj në qytetin turk, ku duket se po shijon disa momente pushimi.
Në imazhet e postuara, Eronita shfaqet duke pirë mëngjesin me pamje panoramike nga Ura e Bosforit. Ambienti duket i qetë dhe i këndshëm, ndërsa ajo tregon se po e kalon udhëtimin me kënaqësi, sipas raportimit të “Kosovarja”.
Për ta kujtuar, Eronita u bë nënë para disa muajsh. Edhe pas kësaj, ajo mbetet e pranishme në vëmendjen e mediave të zhanrit rozë, veçanërisht përmes përmbajtjes që ndan në rrjetet sociale.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









