Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

David Walliams akuzohet për ngacmim seksual, BBC tërhiq programet e tij

David Walliams akuzohet për ngacmim seksual, BBC tërhiq programet e tij
Foto: albeu.com

Komediani britanik dhe autori i librave për fëmijë David Walliams përballet me akuza nga disa gra për ngacmim seksual dhe sjellje të papërshtatshme, përfshirë akuza që lidhen me vajza të mitura.

Akuzat u bënë publike pas një hetimi të përbashkët të gazetës “The Guardian” dhe televizionit ITV News. Gazetarët mblodhën dëshmi nga 30 persona për sjelljen e tij, lidhur me ngjarje që datojnë që prej vitit 2003.

Pretendimet për vajza të mitura

Disa prej grave pretendojnë se Walliams e ka përdorur famën për të krijuar marrëdhënie seksuale me vajza të reja. Dy prej tyre thonë se ai i kontaktoi kur ishin 15 vjeçe.

Një grua e identifikuar si Alex thotë se e njohu autorin në një aktivitet promovimi dhe firmosjeje librash. Sipas rrëfimit të saj, pas dy vitesh bisedash telefonike dhe shkëmbimesh me email, ajo pati marrëdhënie seksuale me të në moshën 17-vjeçare.

Mohimi i autorit dhe reagimet

Walliams, 55 vjeç, mohon të ketë shkelur ligjin, por pranon se është sjellë në mënyrë të pamatur me disa persona me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale rastësore. “Unë nuk jam një grabitqar seksual. Nuk kam shkelur asnjë ligj”, thuhet në deklaratën e tij të cituar nga “The Guardian”.

David Walliams akuzohet për ngacmim seksual, BBC tërhiq programet e tij

Pas publikimit të akuzave, përfaqësuesi i tij letrar njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit profesional. BBC bëri të ditur se do të heqë nga platformat e saj disa programe të lidhura me Walliams, mes tyre serialin “Little Britain”, që e bëri të njohur për publikun e gjerë.

David Walliams akuzohet për ngacmim seksual, BBC tërhiq programet e tij

Shtëpia botuese britanike HarperCollins kishte njoftuar që në dhjetor 2025 se nuk do të botonte më libra të tij, pas akuzave për sjellje të papërshtatshme brenda kompanisë.

Karriera dhe procesi gjyqësor

Walliams renditet ndër autorët britanikë më të suksesshëm të librave për fëmijë dhe të rinj, me mbi 60 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Disa prej librave të tij, përfshirë “Djali me fustan” dhe “Mr Stink”, janë përshtatur për televizion.

David Walliams akuzohet për ngacmim seksual, BBC tërhiq programet e tij

Autori kërkoi në gjykatë që emri i tij të mos publikohej në kuadër të hetimit, por Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën. Avokatja e tij ka thënë se Walliams ka kaluar edhe një periudhë të rëndë shëndetësore: ai ka tentuar dy herë vetëvrasjen dhe është shtruar në një spital psikiatrik.

Reputacioni i tij ishte cenuar edhe në vitin 2022, kur një hetim i “The Guardian” nxori në dritë komente me përmbajtje seksuale që Walliams kishte bërë për konkurrentët gjatë kohës kur ishte anëtar i jurisë së “Britain’s Got Talent”.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha