Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Teknologji

Malaj: 50 milionë euro për bizneset që investojnë në AI

Malaj: 50 milionë euro për bizneset që investojnë në AI
Foto: abcnews.al

Inteligjenca artificiale dhe mbështetja financiare për bizneset e vogla ishin në qendër të diskutimit në emisionin “Real Story”, ku gazetarja Genta Dobra ngriti shqetësimin për orientimin tradicional të sipërmarrjes shqiptare dhe vështirësitë e bizneseve, veçanërisht në zonat e largëta, për të përqafuar teknologjitë e reja.

Në përgjigje, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se buxheti parashikon financime dhe instrumente mbështetëse për bizneset e vogla dhe startup-et, duke përmendur edhe një fond prej 50 milionë eurosh në formën e garancive për sipërmarrjet që synojnë të investojnë.

Shqetësimi për orientimin e biznesit shqiptar

Genta Dobra: Biznesi privat shqiptar është i orientuar më shumë drejt tradicionales dhe nuk ndjekin të njëjtën rrugë si bizneset e huaja dhe kompanitë e mëdha që investojnë më shumë në inteligjencës artificiale. Por, një pjesë të bizneseve e kemi edhe në zona të largëta që nuk e kanë konceptin e teknologjisë. Më shumë po e përdorin bizneseve të mëdha. Ndoshta do të duhet edhe një nxitje nga ana e qeverisë, si një faktor ndihmues.

Përgjigja e ministrit të Financave

Petrit Malaj: Duke pasur në konsideratë edhe këtë pikë, buxheti ka të projektuar financimin e bizneseve të vogla. Kemi startupet, deri në 600 milionë euro, dyfisho sipërmarrjen tënde. Qeveria ka vendosur në dispozicion 50 milionë euro garanci, për të gjitha bizneset që duan të investojnë, bizneset e vogla. Paketa fiskale këshillohet e këshillin tatimor, ku ka përfaqësues nga shumë hallka të tregut e ekonomisë. Kjo paketë fiskale është konsultuar dhe janë marrë në konsideratë sugjerimet e bëra.

 

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha