Analisti Roland Bejko thotë se Sali Berisha nuk ka më mbështetjen që kishte dikur brenda Partisë Demokratike.
Në një intervistë për „Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se Berisha, më shumë se kryeministri Edi Rama, ka ndjerë presionin e protestës.
Frika e Berishës nga partitë e vogla
Sipas Bejkos, shqetësimi kryesor i Berishës është rritja e partive të vogla.
„Rama dhe Berisha kanë atë rol për të luajtur. Politika në përgjithësi, roli i tyre është të bëjnë sikur lëvizin, sikur ecin. Çfarë i bie të themi për Oerdin, që është i pavarur, kurse Gjiknuri bën çfarë i thotë Rama. Unë mendoj se këta e kanë mbyllur, këta dy komshinjtë gjatë verës andej poshtë nga bëhet plazhi, së bashku e kanë mbyllur çështjen e reformës zgjedhore, pavarësisht protestave që bëhen. Ne jetojmë në një sistem pluralist të dominuar. Vendet janë ndarë, i pari dhe i dyti. Partia që ka pushtetin, që ka 2/3 e mandatave, e dominon tërësisht politikën shqiptare. Partia e parë e opozitës është aty për dekorin e demokracisë, sepse për aq lufton. I gjithë meraku që ka Sali Berisha, janë partitë e vogla, të cilat mund të rriten. Më shumë sesa Rama, presionin e ka ndjerë Sali Berisha. Edhe arsye që vijojnë nga jashtë. Berisha u tremb shumë nga rezultati në Serbi. Ai ishte i lumtur që po shuhej protesta këtu.
Nuk kaluan 4 ditë, ndryshoi taktikë, kërkoi pastaj aleancë. Thelbi i ofrimit që i bën Berisha partive të vogla është ky, ai e lexon brenda PD, që nuk e ka mbështetjen që ka pasur. Historia e së shkuarës ka treguar se partitë që janë futur në koalicion me Berishën, janë shuar si parti, nuk ekzistojnë më”, theksoi ai.
/abcnews.al
Burimi: abcnews.al










