Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Çfarë mbjellim, do të korrim

Çfarë mbjellim, do të korrim
Foto: tirananews.al

Nga Edmond Spaho

Përse po qahen dhe kujt po i qahen?

Ç’të mbjellësh, do të korrësh.

Si u krijua situata në Korçë

Kjo është gjendja që ka krijuar Flamur Noka në Korçë që nga viti 2022, me mbështetjen e Sali Berishës.

Në zgjedhjet e vitit 2021, opozita në Qarkun e Korçës mbeti vetëm 2.500 vota prapa PS-së.

Pas kësaj, në fund të vitit 2022, drejtimin e organizimit e mori doktor-profesori Flamur Noka.

Ai përjashtoi kryetarët e partive që kishin mbështetur dhe krijuar degët e Rithemelimit, si dhe drejtuesin e Qarkut të Korçës.

Në drejtim vendosi njerëz që i shërbenin dhe i nënshtroheshin, kryesisht persona të Lulzim Bashës.

Rezultati në zgjedhje

Rezultati: në zgjedhjet e vitit 2025 humbi me 22.000 vota.

Askush nuk u shqetësua, asnjë analizë nuk u bë, askush nuk mori përgjegjësi. Të gjithë u sollën si fitimtarë.

Tani gjendja në Korçë dhe në të gjitha degët e Qarkut është përkeqësuar.

Kjo është ajo që keni gatuar dhe meritoni.

Demokratët ju kanë braktisur sepse nuk i durojnë më nepotizmin, vulgaritetin, arrogancën, servilizmin, mosmirënjohjen, gënjeshtrat dhe sjelljet e Flamurit dhe të njerëzve që e rrethojnë, përfshirë drejtuesin e Qarkut, të cilin Sali Berisha dhe Flamur Noka e vendosën pak para zgjedhjeve të vitit 2025.

Prisni, se nuk ka mbaruar.

Ju vazhdoni të silleni sikur të jeni fitimtarë. Zgjedhjet vendore po afrohen dhe aty do të merrni një goditje që as në ëndrrat më të këqija nuk e keni menduar.

Këtë meritoni, këtë do t’ju japin qytetarët dhe demokratët e mashtruar nga ju.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha