Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Katër lojtarë mund ta çojnë Man. United në Championship

Katër lojtarë mund ta çojnë Man. United në Championship
Foto: telesport.al

Ish-legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka bërë një vlerësim tejet kritik për repartin e mbrojtjes te „Djajtë e Kuq” pas barazimit kaotik 4-4 kundër Aston Villës. Aktualisht, Manchester United renditet në vendin e 18-të me vetëm 8 pikë, pas 10 javëve të para.

Mbrojtja nën presion

Neville beson se mungesa e përforcimeve në vijën e prapme e ka lënë ekipin në një pozitë të rrezikshme, e cila mund të vërë në pikëpyetje qëndrimin e tyre në elitën e futbollit.

Kritika e drejtpërdrejtë

„Arsyeja pse Manchester United ka pësuar katër gola është se nuk kanë investuar në mbrojtje gjatë afatit kalimtar. Të gjithë e dinin se duhej ta bënin këtë; kishin nevojë për mbrojtës. Lojtarët aktualë po bëjnë gabim pas gabimi.

Mbrojtësit që e luajtën ndaj Aston Villa (Noussair Mazraoui, Leny Yoro, Ayden Heaven dhe Dorgu) do ta çojnë klubin drejt rënies nga kategoria. Shikoni gabimet në mbrojtje… të gjithë bërtitëm gjatë afatit kalimtar se duhet të sillnin mbrojtës. Duhej ta kishin përdorur buxhetin e transferimeve për të afruar mbrojtës.

Mund të vazhdoni të ndërroni trajnerë me mendimin se kjo është zgjidhja. Por, siç është vërtetuar tashmë me tetë trajnerë të ndryshëm në 12 vitet e fundit, kjo nuk është zgjidhja”, tha Gary Neville në një intervistë të fundit për „NBC Sports”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha