Azgan Haklaj, ish-deputet, ishte i ftuari i këtij të hëne në “Studio Live“, ku foli edhe për protestat që janë mbajtur në kryeqytet javët e fundit. Për aktet vandale ai tha se ato nuk janë dorë e studentëve, por, sipas tij, janë njerëz të infiltruar. Haklaj theksoi, ndër të tjera, se protestat kishin qenë të qeta derisa u përfshi kreu i PD, Sali Berisha.
Protestat dhe infiltrimi
“Kam qenë mbështetës i protestave që nga 31 maji, edhe i flamingove edhe i protestave studentore. Jam kategorikisht kundër dhunës, por nuk ka dhunë nga studentët. Ka dhunë nga njerëzit që janë infiltruar te studentët për t’ia faturuar studentëve. Kanë qenë protesta familjare deri në momentin që Sali Berisha vuri dorë mbi to. Nuk ka nevojë as për autobotë, as për zjarrëfikëse, as për shkop; vetë shkopi është pse jemi në një situatë dramatike. Shtatë presidentë janë ndërruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Berisha ende është këtu, katër papë janë ndërruar dhe ende është Sali Berisha. Ai e ka vjedhur protestën studentore të viteve ’90, e ka grabitur dhe ka dalë me sloganin ‘bashkëvajtës e bashkëfajtor’. E ka vrarë që në qeli demokracinë shqiptare”, tha Haklaj.
Burimi: tirananews.al










