Poezi nga Gëte
Përherë të kujtoj,
kur dielli mbi det ndricon për mua
Përherë të kujtoj,
kur hëna mbi re shkëlqen mbi krua
Përherë të kujtoj,
kur pluhuri mbi shtigje zë e ngrihet në erë
Në natë e terr,
kur ecën nëpër brigje shtegtari i mjerë
Gjithë të dëgjoj, kur ngrihet valë e thellë
duke buçitur
Kur zë përgjoj mes pyjeve pa diell
dhe të mënjanuar
Gjithë jam me ty: dhe kudo qoftë larguar…
Të shoh matanë
Po agon: ndriçojnë yjet e pambaruar
Oh, sa do doja të isha pranë…
KultPlus.com
Burimi: kultplus.com









